Qarkullimi i masave ajrore të qëndrueshme që vijnë nga kontinenti do të bëjnë që në vendin tonë të dominoje mot kryesisht i kthjellët. Përjashtuar zonat malore të cilat do të kenë herë pas here vranësira të lehta e kalimtare.
Parashikohet që edhe orët e pasdites të vijonë me të njëjtat kushte atmosferike duke bërë që moti i kthjellët por i ftohtë të mbetet prezent. Zonat më të ftohta do të jenë në juglindje të territorit.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime në orët e mëngjesit por mesdita do të sjellë rritje të lehtë të tyre. Era ka fryrë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë 20 km/h nga drejtimi verilindor- lindor, kjo do të bëjë që në det të gjenerohet dallgëzim 1 ballë, shkruan noa.
Europa
Moti i kthjellët por i ftohtë do të mbetet dominues në pjesën më të madhe të Europës: Konkretisht me diell do të jenë, vendet mesdhetare, Europa Qendrore, gadishulli i Ballkanit si edhe Europa lindore dhe veriore.
Ndërsa gadishulli Iberik si edhe ishujt britanike do të jenë në ndikimin e vranësirave dhe shirave të konsiderueshëm ku shira më të dendur do të bien në Portugali dhe Britani/a.k