Kryetari i grupit të Deputetëve të LSI-së Petrit Vasili reagoi në lidhje me debatin e hapur për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për çështjen ‘Balili’ me kërkesë të Ilir Metës. Referuar reagimeve nga PS dhe ministri i Brendshëm Saimir tahiri që e quajti veprim të çuditshëm mbledhjen e këshillit, Vasili tha se propozimi i Metës për presidentin erdhi pasi atij i’u kërkua nga SHBA të ndërmerren hapa konkrete.
“Nuk besoj se ka nevojë të bëjë komente. Sa i takon çështjes edhe rastësia bën ndihmë. Gjatë vizitës në SHBA, isha i pranishëm në një takim të zotit Meta me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, ambasadorin William Brownfield që shprehur vlerësimin për bashkëpunimin në reformën në drejtësi. I vetmi shqetësimi që ambasadori Brownfield ngriti në këtë takim ishte mosndalimi i Klement Balilit dhe ambasadori i kërkoi zotit Meta të nxiste autoritetet shqiptare për të bërë gjithçka të nxiste autoritetet. 2-3 javë më parë ambasadori Lu ka pasur prononcime shumë të hapura.
Cila duhej të ishte përgjigjia e zotit Meta pas kërkesës së Sekretarit të Shtetit dhe ambasadorit amerikan? Përgjigja për zotin Meta mund të ishte vetëm kushtetuese dhe institucionale”, deklaroi Vasili./a.m.