Kryeministrja britanike Theresa May është liderja e parë ndërkomëbtare e cila udhëtoi drejt SHBA pas betimit të Trump.
“Fitorja e Trump jep mundësi për një epokë të re, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA kanë përgjegjësinë të jenë liderë, për të mbrojtur vlerat e lirisë dhe demokracisë të cilat janë të kërcënuara” kështu u shpreh kreu i Downing Street gjatë një takimi me republikanët në Filadelfia.
Sa i përket marrëdhënive që Trump dëshiron të ndërtojë me Rusinë, May u tregua e rezervuar duke thënë se raportet me Moskën duhen ruajtur, por duhet të jenë të kujdesshme. May madje citoi edhe ish presidentin Regan duke shtuar se duhet besim por edhe verifikim, përfshirje por kujdes.
ma.me