Dita ditës më shumë politikanë amerikanë dhe të famshëm, po thonë se do të regjistrohen si myslimanë në administratën e re të Presidenrtit Donald Trump, kundër pikëpamjeve të tija islamofobe.
Një deklarim të tillë ka dhënë edhe ish-sekretarja e Shtetit Amerikan Madeleine Albright, ka thënë se do të regjistrohet si myslimane për t’i mbrojtur në këtë mënyrë, të drejtat e tyre.“Jam rritur katolike dhe më vonë e kam zbuluar se isha hebreje.
Jam gati të regjistrohem si myslimane në shenjë solidariteti”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Tëitter, transmeton Klan Kosova.
Kjo deklaratë e ish-sekretares së shtetit, vjen pasi Presidenti Trump ka përdorur gjuhë urrejtjeje ndaj myslimanëve, duke thënë po ashtu se nuk do t’i lejojë të hyjnë në SHBA. (b.an)