Kjo foto po bën xhiron e botës. Presidenti Trump, ditën e dytë të punës. Po firmos një dekret që ndalon dhënien e fondeve federale për shoqatat e shëndetit të gruas që mbështesin abortin. Shëndeti i gruas, vendimi i 6 burrave.
‘Sado gjatë të jetoni, ironizon Martin Belam i ‘The Guardian’, nuk do të keni rastin të shihni gjashtë gra të vendosin se ç’duhet të bëjnë burrat me organe e tyre riprodhuese’. /ma.me