Policia italiane ka bërë të mundur bllokimin e rreth 600 mij ë prezervativ ëve falso të prodhuar në Kinë dhe që mbanin sipër emra të firmave shumë të njohura të Europës. Bllokimi është bërë në aeroportin e Fiumincinos dhe sipas mediave italiane ata ishin destinuar të depozitoheshin në Shqipëri, nga ku do te shiteshin përmes internetit.
Prezervativët ishin paketuar në disa ambalazhe që imitonin pothuajse njëlloj markat e njohura europiane, raporton lapsi.al.
Pasi janë bërë ekzaminimet në laboratorë të specializuar doli se përdorimi i tyre ishte i rrezikshëm për shëndetin e njeriut pasi kishin në përbërjen e tyre kimikate të rrezikshme.