Një vendim i Këshillit të Ministrave që binte në sy sot, ishte ai për të lëvruar një fond të konsiderueshëm në favor të Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.
Këshilli i Ministrave ka vendosur t’i shtojë presidencës edhe 100 milionë lekë të tjera.
Rama vendosi që presidencës, në buxhetin e miratuar për vitin 2015, t’i shtohet fondi prej 10 750 000 (dhjetë milionë e shtatëqind e pesëdhjetë mijë) lekësh, për shpenzime korrente.
Mapo Online shkruan se nuk kuptohet nëse kjo shtesë në fonde ka qenë e parashikuar që më parë, apo presidencës i kanë mbaruar papritmas fondet për shkak të shpenzimeve të saj.