Aktori amerikan Jay Bowdy i ka dhënë fund jetës duke vrarë veten me një pistoletë gjersa ishte folur ‘live’ me fansat në Facebook.
Mediat e huaja raportojnë se 33 vjeçari ka qenë në shtëpi në Los Angeles ndërsa familja kishte thirrur policinë pasi që dyshonin për ndonjë veprim fatal pasi kohët e fundit nuk ishte mirë mendërisht.
Por, sapo policët kanë arritur në shtëpi, aktori ka shkrepur pistoletën duke i dhënë fund jetës, transmeton Telegrafi. Jay e ka nisur karrierën si aktor para tre vjetëve ndërsa deri më tani ishte paraqitur në 15 filma. Ende nuk dihen shkaqet se pse aktori ka ndërmarr këtë akt fatal, por policia po heton për të zbardhur të gjithë ngjarjen.