Ky është mendimi i prerë i një misionari të paqes në Veri të Shqipërisë. Nikoll Shullani, kryetar i Shoqatës së Misionarëve të Paqes dhe Pajtimit të Gjaqeve, i cili banon pranë fshatit të Sokol Mjacajt, shprehet kategorik për dënimin kapital të vrasësit të turistëve çekë.
“Nuk është hera e parë e atij djalit që ka bërë ato veprime. Prandaj unë kërkoj që të zbatohet Kanuni. Të mblidhet fshati dhe të vendosim të nxjerrim nga Lotaj babanë e tij dhe të vëllain. Më pas t’u djegin shtëpinë dhe t’u priten pemët. Për autorin e krimit të dy turistëve, vendimi duhet të jetë maksimal, pikërisht dënimi i tij me varje të bëhet shembull”, ka deklaruar Shullani, duke shprehur në fakt një ndjenjë të përgjithshme proteste që ka kapur shqiptarët pas aktit tragjik të ditëve të fundit.