Numri i bizneseve që nuk paguajnë detyrimet tatimore ka ardhur në rritje. Sipas shifrave zyrtare nga kjo drejtori, lista e bizneseve që nuk kanë paguar detyrimet tatimore në mesin e janarit është 19 982, kur dhjetor ishte 19 834, ndërsa 13 778 biznese që ishin në fund të vitit 2015. Referuar këtyre statistikave, kësaj “ liste të zezë” vetëm gjatë një muaji i janë shtuar mbi 150 subjekte.
Ndaj këtyre bizneseve janë marrë masat e sigurimit mbi të gjithë pasuritë për ekzekutimin e detyrimeve dhe ka filluar procedura e mbledhjes me forcë të tyre. Tatimorët e publikojnë listën e zezë në mënyrë që personat e tretë të marrin dijeni për fillimin e këtyre procedurave dhe që organet apo institucionet, të cilët kanë bëre regjistrime të pasurive të luajtshme apo të paluajtshme të tatimpaguesve debitorë, të regjistrojnë detyrimin tatimor të papaguar si barrë mbi këtë pasuri dhe të mos lejojnë kryerjen e transaksioneve për transferimin e tyre deri kur detyrimi tatimor të jetë paguar.
Evidentimi i tatimpaguesve të cilët janë subjekt i mbledhjes së borxhit tatimor tashmë është një proces që kryhet automatikisht me vënien në funksionim të sistemit të ri elektronik./b.d