Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim basha ka reaguar pas përhapjes së lajmit për vetëvrasjen e një 31-vjeçari nga Kamza i cili sipas fmailjarëve e ndërmori këtë akt në pamundësi për të paguar faturën 80 mijë lekë të dritave. Basha shkruan se prej vitesh kjo është një dramë e përsëritur e cila duhet të marrë fund. Ai shkruan në facebook se me qeverisjen e nesërme qytetarit do t’i garantohen buka, uji dhe dritat.
Postimi i Bashës:
“Ku kam mundësi unë të paguaj kaq para? Veç të vras veten…” Këto kanë qenë fjalët e fundit të 31-vjeçarit Klajdi Muça, në zyrën e OSHEE-së në Kamzë, që janë dëgjuar nga dhjetëra dëshmitarë mesditën e së hënës.”
Fatura që i duhej të paguante, në mënyrë që OSHEE-ja të mos i priste dritat, ishte 80 mijë lekë të rinj. Klajdi, babai i një fëmije të mitur, në pamundësi të sigurimit të shumës së parave i ka dhenë fund jetës duke u vetvarur.
Kjo drame e përseritur keto vite për shkak të pamundësisë së pagesës së energjisë duhet te marrë fund!
Ne nuk do të lemë asnje familje në errësirë se nuk paguan dot energjinë. Deri në 200 kë energji per muaj do ta paguaje shteti për familjet në pamundësi ekonomike.
Në qeverisjen tonë buka, uji dhe dritat do të jenë të garantuara për cdo familje. Qytetari nuk do të jetë më i harruar dhe i braktisur ne deshperim.
/a.m.