Izraeli njoftoi sot ndërtimin e 2 500 vendbanimeve të reja në Cisjordani, njoftimi më i rëndësishëm i këtij lloji prej muajsh në këtë territor palestinez të pushtuar.
“Ministri i Mbrojtjes, Avigdor Lieberman dhe kryeministri Benjamin Netanyahu vendosën të miratojnë ndërtimin e 2 500 njësive të banimit në Jude-Samarie për t’iu përgjigjur nevojave për strehim dhe jetës së përditshme”, njoftoi një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes, katër ditë pas ceremonisë së betimit të Donald Trump si president i SHBA-së.
Jude-Samaria është emërtimi i dhënë nga ana e Izraelit Cisjordanisë, territor i pushtuar prej vitit 1967.
Ky është vendimi i dytë izraelit që lidhet me vendbanimet e reja brenda një harku dyditor, pas dhënies së dritës jeshile të dielën nga bashkia izraelite e Jeruzalemit për ndërtimin e 566 shtëpive në lagjet e vendbanimeve të reja në Jeruzalemin Lindor, me shumicë palestineze në qytetin e pushtuar dhe aneksuar nga Izraeli./a.m.