Ambasadori britanik ne Tirane i bashkohet qëndrimit te OSBE-se se nuk ka kohe për aplikimin e teknologjisë ne zgjedhjet e qershorit. Ne nje interviste per Vizion Plus, Duncan Norman, thotë se ne vend te debatit per votimin e numërimin elektronik, palët duhet te përqendrohen te realizimi i katër rekomandimeve te OSBE-se qe kane te bejne me përfaqësimin e grave, financimin e fushatës, rolin e medias dhe dënimin per blerjen e votës.
“Mendoj se OSBE-ja e ka dhënë opinionin e saj se nuk ka kohe te mjaftueshme per votimin dhe numërimin elektronik. Ata janë ekspertet per këtë. OSBE ka thënë gjithashtu se janë disa gjera qe mund te bëhen brenda kësaj periudhe. Gjera qe kane te bejne me përfaqësimin e grave, financimin e fushatës dhe shpenzimet, roli i medias, si edhe rritjen e dënimit per blerjen e votës. Une mendoj se këto jane katër fusha shume kritike dhe nëse do te realizohen ndryshimet me eficence ne kete drejtim, atëherë zgjedhjet do te ishin vërtet shume te mira ne Shqipëri”.
Diplomati i larte britanik thotë se rritja e krimit dhe bandat shqiptare ne Britani, janë nje shqetësim shume i madh, prandaj kjo çështje duhet adresuar me shume prioritet ne bashkëpunim me autoritetet shqiptare.
“Per fat te keq, çështja e bandave shqiptare është nje problem shume i madh per Britaninë. Ne kemi mbi 570 shqiptare ne burgjet tona dhe kaq mjafton per nje burg vetëm me shqiptare. Ky është nje numër vërtet shume i madh. Nje pjese e mire e tyre jane dënuar per trafik droge apo krime te tjera te renda. Është diçka per te cilin ne po bashkëpunojmë shume ngushte me qeverinë shqiptare, per te pare sesi do t’i adresojmë problemet me krimin e organizuar. Ky është nje problem per Britaninë, por edhe per Shqipërine, pasi keto grupe kane lidhje edhe këtu. Prandaj duhet te bashkëpunojmë ne kete drejtim”.
Ambasadori Norman thotë se Britania do te vazhdoje te ndihmoje autoritetet shqiptare per zbatimin e reformës ne drejtësi, ne kuadër te Operacionit Ndërkombëtar te Monitorimit. Ne lidhje me Brexit, diplomati deklaron se largimi i Britanisë nga unioni, nuk do te ndryshoje asgjë ne politikat e saj ne drejtim te Shqipërisë, madje vëmendja eshte rritur dhe kjo është reflektuar me dyfishimin e stafit diplomatik te ambasadës./a.m.