Lideri legjendar i Kubës, Fidel Castro, e ka komplimentuar kryeministrin grek për “fitoren brilante politike”.
Në një letër të publikuar në mediat shtetërore, Castro e ka vlerësuar kontributin historik të Greqisë në filozofi, art, shkencë dhe politikë, por edhe rezistencën ndaj fuqive të Boshtit Nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Vendi juaj, veçanërisht kuraja juaj në momentin aktual, nxit admirim tek popujt e Amerikës Latine dhe Karaibeve në këtë hemisferë, të cilët e shohin se si Greqia, e ballafaquar me agresione të jashtme, e mbron identitetin dhe kulturën e saj”.