Një valë të nxehti hyri në shtetet e Ballkanit nga perëndimi në fillim të kësaj jave dhe ditët e ardhshme priten të jenë më të nxehtat e këtij viti.
Në Rumani, autoritetet kanë lëshuar paralajmërim se vendi ka hyrë në të ashtuquajturën fazë ‘të verdhë’ të alarmit të nxehtësisë, që do të thotë se temperatura mbi 30 gradë celsius dhe nivele të larta të rrezeve ultra-violet.
Një kod “portokalli” është lëshuar për pjesën perëndimore të vendi ku temperaturat priten të arrijnë 38 dhe 39 gradë celsius të martën.
Një valë të nxehti ka përfshirë edhe Bullgarinë, Serbinë, Maqedoninë dhe Kosovën të hënën, teksa piku pritet të arrihet të mërkurën dhe të enjten, ku temperaturat do të arrijnë 40 gradë.
Vala e të nxehtit pritet të zgjasë deri në fund të javës.
Në Shqipëri temperaturat pritet të arrijnë kulmin prej 35-36 gradë celsius gjatë tre ditëve në vijim dhe të fillojnë uljen në javën e ardhshme.
Autoritetet kudo në rajon kanë krijuar pika ndihme, ku njerëzit mund të freskohen dhe të pinë ujë ndërkohë që është vënë në dispozicion edhe kujdesi shëndetësor.
Shumica e Europës ka përjetuar nxehtësi ekstreme javën e shkuar, ku temperaturat kanë arritur nivele të larta në Angli, Francë, Gjermani, Poloni, Portugali, Spanjë dhe shtete të tjera.
Britania javën e shkuar arriti një pikë rekord për një ditë korriku me temperaturë 37 gradë në Londër. Shërbimi meteorologjik francez ka nxjerrë 47 rajone në alarmin portokalli pasi disa shtete arritën temperatura rekord.
Shkencëtarët thonë se është e mundur që ndryshimi klimatik po rrit gjasat e valëve të vapës në Europë.
BIRN