Që kur është zgjedhur kryetar de jure i Partisë Demokratike, ka qenë nën presionin e vazhdueshëm të opinionit publik se në fakt kryetari real i PD nuk ishte ai, por lideri historik i demokratëve, Sali Berisha.
E si për ta vërtetuar këtë, makina e Lulzim Bashës sot është fotografuar e parkuar përpara shtëpisë së Berishës.
Takimet mesa duket kanë kaluar nga zyrat e PD, në shtëpinë e Berishës. E kjo veçsa në një farë mënyre ju jep të drejtë skeptikëve që besojnë se Basha nuk është akoma kryetari de facto i PD.