Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë në 9 shkurt ankimimin e Unionit të Gjyqtarëve, në lidhje me ligjin për statusin e gjyqtarit. Unioni i Gjyqtarëve i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin dhe pezullimin e ligjit, ndërsa rendisin edhe faktet që sipas tyre ligji shkel Kushtetutën. Argumentet e ankimuesve jane se:
“Cënohet parimi i sigurisë juridike lidhur me ndërprerjen e mandateve të kryetarit të Gjykatës së Lartë, por edhe rretheve. Kushtetuta se lejon por me kete ligj ajo ndërpritet. Kjo cënon të drejtën e karrierës për gjyqtarët”- shprehet Unioni i Gjyqtarëve. Gjithashtu Unioni i Gjyqtarëve deklaron se ligji i miratuar shkel edhe standardet e përcaktuara në opinionin final të Venecias. Unioni ka qenë në të njëjtën linjë me PD në pozicionimin e saj kundër vetting-ut, statusit të gjyqtarëve, me një fjalë ka qenë kundër Reformës në Drejtësi.
Cilat janë rastet kur pezullohen gjyqtarët
Ligji përmban kritere të reja e të qarta se kur pezullohet një gjykatës. Ka dy kategori rastesh: Një kategori është pezullim i detyrueshëm në raste arrestesh të një gjykatësi, ndalimit të një gjykatësi. Gjykatësi automatikisht pezullohet me ligj pa mëdyshjen e këshillit për ta bërë apo jo këtë anulim. Ka raste të tjera pezulluese ku, për shembull, ka nisur një hetim disiplinor ose penal ndaj gjykatësit dhe kjo mund të jetë një arsye për ta pezulluar një gjykatës për aq kohë sa kriteret të përmbushen, siç parashikohen brenda vitit. Dhe kapitulli i fundit përfshin parashikime transitore, të cilat, nëse mund t’i përmbledh, kanë një gamë të gjerë për gjyqtarët dhe prokurorët që janë aktualisht nëpër pozicionet e tyre dhe do të mbeten në pozicionet aktuale, por patjetër që do të kalojnë te sistemi i vetingut, sistemi i vlerësimit. Ka parashikime për ata të cilët janë në pozicionet zëvendësuese. Këshilli i Lartë i Gjyqësorit do të marrë vendimet përkatëse, ka parashikime për masat e sigurisë. Për shembull, kur nuk zgjidhet një situatë brenda një gjykate ajo i kalon gjykatës tjetër e kështu me radhë.
ma.me