Edhe pse nuk është më president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama së bashku me bashkëshorten e tij kanë lançuar fondacionin Obama.org duke ftuar këdo anembanë botës, për të “ngritur” zërin e tyre.
“Dua t’ju falenderoj sërisht nga thellësia e zemrës për privilegjin e jashtëzakonshëm për ti shërbyer këtij vendi . Por, cili është hapi tjetër?”, shprehet përmes një video ish presidenti.
Më pas përgjigja vjen nga Mishele, gruaja e tij e cila tregon se për momentin do të kalojnë kohë me familjen e tyre por nuk harron të bëje thirrje për të sjellë në vëmendje problematikat dhe idetë e tyre për të punuar së bashku.
“Ne duam të ftojmë secilin prej jush, që të na ndihmojë me një nga projektet më entuziaste për të punuar bashkë. Klikoni mbi website dhe mund të punojmë bashkë në projekte të ndryshme edhe përreth botës. Na tregoni se me cilat projekte dëshironi që të punojmë, ne duam të dëgjojmë zërin tuaj. Idetë tuaja ne do ti kthejmë ne realitet, duke promovuar demokracinë”, tregon Obama.
Frymëzues dhe inspirues për mijëra të rinjt por jo vetëm, Obama në website e tij shkruan: ” unë ju kërkoj të besoni jo në aftësinë time për sjellë ndryshimin por në tuajën”. Fondacionin mund ta gjeni në linkun: https://www.obama.org
b.d