Një pako me rreth 200 gram tritol është gjetur mëngjesin e e sotëm në katin e 5 të një pallati në lagjen “Partizani” të qytetit të Burrel. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes menjëherë pasi mori telefonatën për një pako të dyshimtë dhe konstatoi lëndën plasëse të vendosur në zgarën e hekurt që ndan shkallën në afërsi të derës së banesës së shtetasit A.C, 56 vjeç. Fatmirësisht lënda plasëse nuk kishte shpërthyer, ndërsa grupi hetimor ka bërë menjëherë çaktivizimin e pakos me tritol me peshë rreth 200 gram.
ma.me