Një shtetas 49 vjeçar është vënë në pranga të policisë së Tianës, pasi dyshohet se ka ngacmuar një të mitur.
Mësohet se në pranga është vendosur Bedri Shkambi, 49 vjeç, banues në kryeqytet. Burimet zyrtare u shprehën se ndalimi i Shkambit ka ndodhur në rrugën “Haxhi Bardhi” në Tiranë. 49-vjeçari akuzohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj djalit të mitur me inicialet G. A.
Ka qenë ky i fundit bashkë me familjen që ka bërë denoncimin në polici ndaj 49-vjeçarit, i cili u vu në pranga menjëherë. /b.d