Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se gjatë këtyre tre ditëve do të kryejë punime në nënstacionin e Farkës dhe Ibës, çka do të sjellë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Tiranës.
“Në datën 24 – 27 janar, nga ora 09;00-13:00 do të kryhen punime të planifikuara në kuadër të investimeve në rrjet, në nënstacionin Farkë dhe Ibë. Pa energji gjatë këtij intervali kohe do të jenë zona e vilave dhe fshati Lundër, pallatet pranë kopshtit Botanik, stallat Sauk, TEG”, thueht në njoftimin e OSHEE-së.
Gjithashtu OSHEE, njofton se kufizime të energhisë elektrike do të ketë edhe në disa zona të Lushnjës si pasojë e punimeve në nënstacionin Plastmas gjatë ditës së sotme, nga ora 11:00-15:00.
Zonat në të cilat do të ketë ndërprerje të energjisë janë ,Shegas, Allprenaj, Hajdaraj, Kasharaj, Dushk, Konjat, Thanasaj, Gramsh, Zham, Ujësjëllësi i Qytetit, Kupas, Ballagat, Xibrakë, Manasufaj, Matjan, Gjuzaj, Gjyshaj, Komuna Karbunarë e Vogël, Zgjanë, Skilaj, Murriz, Hysgjokaj, Kurtinë, Canakaj./b.d