Wikileaks duket se më në fund do t’i japë përgjigje një prej pikëpyetjeve më të mëdha në SHBA. Bëhet fjalë për pasurinë e Donald Trump. Presidenti i ri amerikan vazhdimisht ka refuzuar të bëjë publike pagesat e taksave lidhur me të ardhurat e tij personale.
Por, Wikileaks thotë se i kërkuar dikujt që t’i dërgojë këto të dhëna dhe shumë shpejt pritet të bëjë publike një gjë të tillë. Një zhvillim i tillë vjen pasi zëdhënësja e Trump, Kellyanne Conway tha se këto të dhëna nuk do të publikoheshin kurrë. Ndërsa vetë Trump më parë ka deklaruar se do ta bënte publik dokumentin, por shtoi se po pret që të “auditohen”.
Ndërsa online, mijëra persona kanë firmosur një peticion për publikimin e dokumentit. Çdo president që prej vitit 1976 ka bërë publike të dhënat mbi taksat, por zëdhënësja e Trump u shpreh se nuk beson se amerikanëve u intereson pasuria e tij.
ma.me