Islanda hyri në zi ditën e diel pasi një vajzë e re e cila ishte shpallur e zhdukur prej 8 ditësh u gjet e vdekur në plazh, në një krim të rrallë që ka tronditur vendin.
Policia në një deklaratë për shtyp tha se e kishte trajtuar rastin si vrasje, edhe pse “aktualisht nuk ishte e mundur të përcaktohej shkaku i vdekjes”. Islanda gëzon një nga normat më të ulëta të krimit në botë dhe vrasjet janë tepër të rralla, policia patrullon në rrugë e paarmatosur shkruan BW. Por 20-vjeçarja Birna Brjansdottir u gjend e vdekur në një plazh në jug të Rejkjavik, pasi më shumë se 725 vullnetarë morën pjesë në kërkimin dhe operacion shpëtimin më të madh në historinë e Islandës, sipas mediave vendase.
Dy marinarë islandezë u vunë në kërkim në det që prej datës 14 janar kur ajo u zhduk një natë pasi po pinte në një nga lokalet e Rejkjavik. Kamerat e sigurisë e filmuan për herë të fundit rreth orës 5 të mëngjesit duke ecur në një rrugë me doborë e mjegull. Më vonë këpucët e saj u gjendën në portin e Hafnafjordur, në jug të Rejkjavik. Islanda me 330 mijë banorë, regjistron një mesatare prej 1.8 vrasjesh në vit që prej vitit 2001.