Një shkollar nga Anglia ka refuzuar ofertën më shumë se 5milionë dollarë për një platformë elektronike për shitblerje të cilën e kishe krijuar vetë në dhomën e tij të gjumit.
Mohammed Ali i cili është vetëm 16 vjec është bërë kryelajm i gazetave për shkak të krijimit të tij por edhe pasi refuzoi një ofertë marramendëse.
Ali ka arritur të krijojë një uebfaqe tregtare online ‘WeNeed1’, ku mund të blini dhe të shisni gjëra të ndryshme nga kuzhina e deri tek pajisjet e garazhit suaj.
Nga kjo platformë ai ka treguar se ka pasur fitime deri ne 40 mijë paund por që oferta nga amerikanët e kishte bindur se ajo që ka ën duar vlen edhe më shumë. Prandaj ai ka thënë se do e mbajë si projekt personal për ta përdorur më pas më seriozisht.
Por për Mohammed Alinë ky nuk ishte krijimi i tij i parë. Ai në moshën 12 vjeçare ka krijuar një video lojë krejtësisht nga aftësitë dhe kreativitetin e tij.
Ai ka treguar se si nëna e tij gjithmonë e ka qortuar se rrinte aq gjatë në kompjuter por tani me siguri se e tërë familja e kanë kuptuar që djali i tyre ka qenë duke bërë shpikje më të mëdha se sa të luante në video lojëra./a.m.