Mot i keq ka shkaktuar vdekjen e të paktën 18 njerëzve në jug të Shteteve të Bashkuara, dhe parashikuesit e motit paralajmërojnë se do të vazhdojnë stuhitë e rënda.
14 persona humbën jetën dhe më shumë se 20 të tjerë u lënduan, pasi stuhitë e fuqishme dhe tornadot përfshinë gjatë fundjavës pjesë të shtetit Xhorxhia.
Guvernatori i shtetit, Nathan Deal, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në shtatë zona ku pati të vdekur dhe dëme të mëdha.
Katër persona të tjerë humbën jetën të shtunën në qytetin Hattiesburg të shtetit Misisipi. Shërbimi Kombëtar i Motit tha të dielën se jugu i Xhorxhias, veriu i Floridës dhe Florida dhe pjesa juglindore e Alabamës mund të përballen me rreshje, breshër dhe erëra të forta./b.d