Nëse menduat se ja hodhët dimrit dhe të ftohtit të acartë jeni gabuar. Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, në fundjavë do të rikthehen sërish temperaturat nën zero.
MeteoAlb informon se sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave, të cilat më të dendura do të jenë në zonat malore. Parashikohet që nesër të ketë shtim të vranësirave duke gjeneruar shira në pjesën më të madhe të vendit, në zonat maklore do të ketë sërish reshje dëbore.
Duke filluar që nga dita e mërkurë dhe deri në fund të javes moti do të jetë i kthjellët por i ftohtë. Temperaturat do të pësojne rënie të ndjeshme duke bërë që fundjava të shënojë temperatura të ulëta deri në -15 apo -16 gradë C.
Temperaturat e ajrit deri të enjten do të jenë relativisht të larta por që nga dita e premte si edhe fundjava do të sjellë rënie të ndjeshme të tyre: zonat malore: minimalet -15 apo -16 dhe maksimale deri në -4 apo -5 gradë C, ndërsa bregdeti dhe zonat e ulëta; Minimalet nga -4 në 2 gradë C dhe maksimalet deri në 8 gradë C.
Era do të fryjë mesatare në tokë, në det me shpejtësi 30 km/h, nga drejtimi Lindor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë./a.m.