Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë me dije se ka nisur tanimë heqja e “barrikadave me gurë” sikurse ai e cilëson, duke çliruar në këtë mënyrë trotuarin.
Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Veliaj shkruan se pas raportimit të qytetarëve lidhur me këtë problematikë, bashkia po i jep zgjidhje problemit.
“72 vjet pas çlirimit skanë sens barrikadat me gurë në trotuare si në luftë. Kolegët tanë çliruan trotuarin te ‘Kthesa e Kamzës’ pas raportimit te #TiranaIme që çdokush të eci i qetë dhe pa pengesa. #Bashke deri në gurin e fundit”, shkruan kryetari i Bashkisë së Tiranës./a.m