Zbulohet dekreti i presidentit, Bujar Nishani, i cili në vitin 2015 i dha nënshtetësinë shqiptare Nue Kalajt. Ky i fundit nuk pranon të paraqitet në komisionin hetimor për privatizimin e CEZ, për të dhënë shpjegime, lidhur me këtë proces. Në listën që publikon javanews vihet re se emri Kalajt është i 10 në listën e dekretit të Nishanit. Mbi bazën e këtij dokumenti, autoritetet shqiptyare kanë të gjitha të drejtat për ta sjellë forcërisht Kalajn për të dhënë dëshminë përpara komisionit hetimor. Deri tani Kalaj ka refuzuar të paraqitet në komision, në sfidë flagrante ndaj institucioneve të shtetit shqiptar. Kalaj duhet të japë shpjegime në komisionin hetimor për rolin e tij, në lidhje me shumën prej 7 milion eurosh që ai ka tërhequr cash nga bankat e nivelit të dytë, si ndërmjetës në privatizimin e KESH për llogari të CEZ.