Një 19-vjeçar në kryeqytet u arrestua nga policia pasi ka shtënë në ajër me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 të ditës së sotme, ndërsa në pranga ka rënë Stivi Haka, 19 vjeç, banes në Tiranë
“Në numrin e emergjencave 112, ka ardhur informacion se në zonën e Nishtullës 3, ka të shtëna me armë zjarri. U bë kontrolli i territorit ku dhe u gjetën e sekuestruan nē cilësinë e provës materiale, dy gëzhoja model 56”.
Haka dyshohet se ka bërë qitje në ajër me një armë zjarri automatike.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike model 56 me një krehër dhe 20 fishekë, shkruan oranews.
Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prishje rendit dhe qetësis publike” dhe “Prodhimi dhe mbajtia pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.