Kryeministri izraelit njoftoi se do të bisedojë sot në telefon me presidentin amerikan Donald Trump, për herë të parë që prej marrjes së funksioneve në Shtëpinë e Bardhë.
“Këtë mbrëmje, do të zhvilloj një bisedë telefonike me presidentin Trump mbi çështje që lidhen me palestinezët, situatën në Siri dhe kërcënimin iranian”, theksoi Benjamin Netanyahu gjatë një fjalimi të mbajtur në këshillin e ministrave të publikuar nga radioja publike.