Ditën e djeshme në një lokal në qendër të Sllovës në Dibër, dy persona me iniciale V.B dhe E.Ç, pasi kanë konsumuar raki me njëri-tjetrin, kanë nisur të konfliktohen fizikisht mes tyre.
Pasi janë larguar nga lokali dhe janë nisur për në drejtim të fshatit Trojak janë konfliktuar përsëri fizikisht me njëri- tjetrin dhe të dy kanë njoftuar familjarët e tyre.
Në konflikt janë përfshirë dy vëllezërit e V.B, si dhe babai e vëllai i E.Ç.
Gjatë konfliktit fizik M. Çera 59 vjeç, babai i E.Ç, ka plagosur me thikë B.B, 26 vjeç, vëllain e V.B.
Gjithashtu si pasojë e konfliktit fizik, është dëmtuar me sende të forta njëri nga protagonistët e konfliktit E.Ç, 29 vjeç, i cili është dëmtuar nga H.B, 24 vjeç, vëllai i protagonistit tjetër të konfliktit, V.B, 27 vjeç.
Policia ka ndërhyrë në kohë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të këtij konflikti, ku dhe ka bërë shoqërimin e palëve në ambientet e Komisariatit të Policisë Dibër.
Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër ka bërë arrestimin e M. Çera, 59 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Trojak-Sllovë-Dibër
Gjithashtu u referuan materialet në gjendje të lirë për veprën penale ”Dëmtime të tjera me dashje”, për H. B, 24 vjeç, lindur e banues në fshatin Trojak-Sllovë-Dibër.
Policia thotë se në bashkëpunim me Prokurorinë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.