Shumë njerëz janë ende të bllokuar në rrënoja derisa ekipet e shpëtimit kanë paralajmëruar se numri i të vdekurve mund të rritet.
Nuk është ende e qartë se çfarë e ka shkaktuar trenin që të devijojë dhe të dalë nga binarët.
Të plagosurit janë dërguar në dy spitalet më të afërta derisa zëdhënësi i hekurudhës ka thënë se ekipet e emergjencës kanë punuar gjatë natës në përpjekje për të gjetur të mbijetuarit, transmeton Klan Kosova.
Përplasja ndodhi të shtunën në mbrëmje derisa treni ishte nisur nga Jagdalpur në Bhubaneswar, kryeqytetin e shtetit Odisha.
Aksidentet e trenave nuk janë të pazakonta në Indi pasi më e madhe e pajisjeve hekurudhore është shumë e vjetër.