Në kuadër të bashkëpunimit midis Ministrisë së Shëndetësisë në Shqipëri dhe asaj në Turqi, mësohet se është bërë i mundur trajnimi i personelit mjekësor për shërbimin e Urgjencës mjekësore paraspitalore.
Trajnimi i 19 punonjësve të parë shërbimit mjekësor tka zgjatur dy javë ndërsa në këtë trajnim u trajtuan tema të ndryshme që kanë të bëjnë me organizimin e sistemit të Urgjencës në tëgjitha nivelet, tipi i automjeteve të përdorura në këtë shërbim, mënyrën e organizimit, etj.
Ministria e Shëndetësisë raporton se temat kryesore që u trajtuan për fushën profesionale ishin:
- Mënyra e alarmit.
- Trajtimi universal i arrestit kardiak.
- BLS-D (Mbajtja e parametrave jetësor dhe defibrilimi).
- ACLS (Manovrat e avancuara të trajtimit tëurgjencave kardiake).
- Menaxhimi dhe trajtimi i pacientit kritik.
- Menaxhimi dhe trajtimi bazë dhe i avancuar i rrugëve të frymëmarrjes.
- Trajtimi i pacientit në aksidente rrugore,mobilizimi dhe zbatimi i protokolleve të traumës.
- Mënyra e veprimit dhe bashkëpunimit tëshërbimit të urgjencës paraspitalore në rast eventi madhor dhe bashkëpunimi me shërbimet e tjera të urgjencës si policia dhe zjarrëfiksja.
- Mënyra e veprimit dhe e koordinimit të ekipit në helikopter.
- Protokollet e veprimit të personelit mjekësor në helikopter.
- Transporti i pacientëve sipas tipit të mjetit të ndihmës së parë.
- Medikamentet e përdorimit në urgjencën paraspitalore.
Mësohet se në të njëjtën mënyrë u trajtuan të gjitha argumentet e mësipërme përsa i përket urgjencave mjekësore pediatrike.
Ky trajnim do të vazhdojë me grupe të tjera të personelit mjekësor në këtë Qendër me grupe heterogjene të spitaleve, me mjek dhe infermier të shërbimit paraspitalor, raporton MSH.