Njesite e ROAN te Guardia di Finanza te Pulias kane ndaluar nje skaf qe po tentonte te trafikonte nje sasi te konsiderueshme droge te drejt vendit fqinj.
Kapja eshte kryer fale aktivizimit prej 24 oresh te sinjaleve te alarmit nga pala shqiptare.
Policia italiane me anë të njësive operative te Guardia di Finanza ne Durres e Vlore dhe atyre te Pulias u vu menjëherë ne gadishmeri dhe pas identifikimit te mjetit lundrues jane vene ne ndjekje me mjetet e tyre detare te shpejta per ndalimin e skafit te kundraligjshem dhe kapjen e trafikanteve.
Pas disa ore ndjekje u arrit te kapej skafi me 1350 kg kanabis ne bord ne afersi te Barit dhe te arrestohen 2 trafikantet shqiptare.
Ata jane G.I., 24 vjeç dhe B.K. 52 vjeç.
Autoritet e te dy policive vijone hetimet per te zbuluar te implikuar te tjere ne trafik dhe lidhjet me dy mjetet lundruese te ndaluara ne bregdetin shqiptar me skafistet italiane.