500 protestues, shumica derrmuese gra, marshuan sot ne Uashington kunder presidentit te sapozgjedhur Donald Trump. Me parulla qe benin thirrje per te drejtat e grave, por edhe me mesazhe ironike ndaj Trump, protestuesit i dhane forme asaj qe shihet si njera nder protestat me te medha te viteve te fundit ne SHBA. Organizatoret prisnin rreth 200 mije veta ne proteste, por mesa duket shifrat kane shkuar shume pertej ketij pragu.
Paralelisht me “Women’s march on Washington”, siç quhet protesta e Uashingtonit, grate dolen kunder Donald Trump edhe ne qytete te tjera te Shteteve te Bashkuara, por edhe te botes, si Paris, Londer, Frankfurt, Madrid, Barcelona dhe Rome.