Pak kohë më parë Bashkia e Tiranës nisi një projekt që realizohej për herë të parë në Shqipëri, ku ndërmarrja e dekorit zbukuroi të gjithë kutitë e energjisë ose ato telefonike që ishin në rrugët e kryeqytetit, duke i shndërruar ato në vepra të mirëfillta arti.
Punonjës të ndërmarrjes së dekorit kanë pikturuar personazhet vizatimorë më të dashur për fëmijët.
Gjatë ditës së sotme këto foto u shpërndanë edhe në faqen e facebook-ut të Organizatës Politike në shenjë proteste për 21 janarin.
Burime nga Bashkia konfirmojnë se ndërmarrja e dekorit do t’i ribëjë ato sërish, duke i kthyer siç ishin para nse të shkatërroheshin./a.m.