Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka bërë me dije se nëpërmjet veprime provokuese, si rasti i fundit me tren, Serbia po tenton ta destabilizojë Kosovën dhe rajonin.Në këtë intervistë dhënë për “Epoka e re”, Mustafa ka vlerësuar se ndalja e trenit ilegal serb ishte një test për vendosmërinë e institucioneve të shtetit të Kosovës që t’i mbrojë ligjet.
Kryeministri Mustafa ka paralajmëruar se as në të ardhmen presidenti serb nuk mund të hyjë në Kosovë pa respektuar procedurat adekuate të shtetit të Kosovës.
Në këtë intervistë Mustafa ka folur edhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi që, sipas tij, është i pa alternativë për demarkacionin me Malin e Zi, për shndërrimin e FSK’së dhe për idenë e zgjedhjeve të parakohshme. (b.an)