Një nga karakteristikat themelore rreth mbishkrimit në flamurin e Shtetit Islamik për shumëkënd është një lloj misteri.
Grupi ekstremist që ka tërhequr vëmendjen e krijimit të shtetit të tyre në disa pjesë të Sirisë dhe Irakut, ka provuar të jetë një makinë e fuqishme dhe iniciator i sulmeve të shumta të përgjakshme.
Flamuj bardhë e zi me mbishkrimin arab është një nga simbolet më të njohura të kësaj organizate terroriste, transmeton Telegrafi.
Por, shtrohet pyetja se cila është origjina e flamurit dhe domethënia e saj?
Mbishkrimi me të bardhë në krye, do të thotë se “Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut.” Më poshtë, një rreth i bardhë përfaqëson vulën e Profetit Muhamedit a.s. që është shfrytëzuar për ta mbyllur zarfin, ndërsa shkuan se “Muhamedi është i dërguari i Zotit.”
“Shumë njerëz vazhdimisht po flasin për flamurin e Shtetit Islam sikur të ishte vetëm një shenjë dalluese e tyre, megjithatë, ajo është çështje më shumë politike dhe teologjike”, tha Charlie Winter, studiuesi i fenomeneve të tilla.