Forumi i Gazetareve Profesioniste Shqiptare ka shprehur sot indinjatë të thellë në lidhje me ngjarjen e rëndë në jetimoren e Shkodrës.
Në një deklaratë të përbashkët, gazetaret shprehen se kjo video skandaloze dhune mbi disa femijë të pambrojtur është një akt dhune ndaj të gjithë shoqërisë dhe familjeve shqiptare.
“Videoja e publikuar nga media eshte nje kembane alarmi per gjendjen ne te gjitha jetimoret e vendit. Ne përshëndesim veprimet e ministrit Klosi por i ben thirrje Ministrit dhe institucionit qe drejton per nje kontroll dhe analize te detajuar te situates ne te gjitha jetimoret e vendit” – thuhet në deklaratë.
Nga ana tjetër, i kërkojnë autoriteteve te bejne publik sa me shpejt nje ekzaminim mjekesor psiko fizik te femijeve te jetimores te Shkodres me shpresen qe dhuna qe kane pesuar te mos i kete demtuar ata fikisht apo psikologjikisht dhe kerkon gjithashtu asistimin e ketyre femijeve me psikologe per sa kohe do te kene nevoje .