Ka përpjekje për të futur në dorë vetting-un, si dhe për ta deformuar qëllimin e tij nga segmenteve në sistemin gjyqësor dhe të prokurorisë. Shqetësimi është bërë publik nga kryetari i komisionit të ligjeve, Fatmir Xhafaj, i cili ka nënvizuar se edhe situate politike nuk është e favorshme. “Gjyqtarët dhe porokurorët do të kalojnë në sitë. Ka përfunduar aplikimi për KLGJ dhe KLP. Një komision i pavarur do të koordinojë procesin” është shprehur Xhafa në mbledhjen e Forumit Civil, lidhur me zbatimin e vetting-ut. Sipas Xhafës, një rol të rëndësishëm në këtë proces kanë edhe ndërkombëtarët, si garant të këtij procesi.
“Javën tjetër në Tiranë do të jetë trupa ndërkombëtare që do të merret me përgatitjet e procesit të Vettingut. Ka përfunduar edhe procesi i shprehjes së interesit të gjyqtarëve amerikanë dhe europianë që do të jenë pjesë e trupit të Operacionit të Monitorimit Ndërkombëtar. Javën tjetër fillon edhe procesi i përzgjedhjes së ekipeve të Vettingut, do të bëhet shpallja për të gjitha ata që plotësojnë kushtet, konkretisht për Komisionin e Kualifikimit dhe Kolegjin e Apelimit. Përfundoi procesi i kandidaturave për gjyqtarët dhe prokurorët do të vazhdojë me hapat e tjerë të vlerësimit. Ky proces për kandidatët përfundon në fund të janarit’ nenvizoi Xhafaj.
Xhafaj theksoi se në vazhdim do të kenë një rol shumë të rëndësishëm edhe partitë politike në konsensusin për ligjet që kanë mbetur pa u miratuar nga Reforma në Drejtësi.
Me. Ar