Disa politikanë shqiptarë kanë njoftuar pjesëmarrjen në ceremoninë e inaugurimit të presidentit amerikan Donald Trump. Përkundër faktit se në ceremoni nuk ka krerë shtetesh apo politikanë të huaj veç ambasadorëve të akredituar, politikanët shqiptarë kanë ngulmuar se po shkojnë me ftesë në ceremoni. Protokolli i Departamentit të Shtetit shpjegon me detaje se kush merr pjesë në ceremoni, ku përmendet edhe fakti se nuk ftohen politikanë të huaj. Kjo madje bazuar edhe në ceremonitë e së shkuarës.
“Si në të kaluarën, delegacione të huaja nuk do të ftohen në Uashington për këtë ngjarje. Shefat e misioneve diplomatike të vendosur në Uashington, së bashku me bashkëshortët/et, do të përfaqësojnë kryetarët e shteteve dhe qeveritë e tyre në ngjarjen kryesore të inaugurimit. Kjo ftesë nuk është e transferueshme”, thuhet në dokument; gjë që do të thotë se prezente në ceremoni do të jetë vetëm ambasadorja e Shqipërisë në Amerikë, Floreta Faber.
Një ditë më parë kreu i PD-s Basha deklaroi për Zërin e Amerikës se ai ka shkuar me ftesë, por në fakt dokumenti i DASH tregon në fakt se protokolli nuk parashikon asnjë ftesë për politikanët e huaj. Mënyra për të marrë pjesë është ajo e blerjes së ftesës nëp ërmjet lobuesve./a.m.