Afera CEZ, Josef Hejsek do të dëshmojë në procesin kundër Kastriot Ismailaj. Hejsek ka qenë ish drejtori i CEZ në Shqipëri gjatë kohës kur CEZ ishte nën pronësinë e çekëve. Nisur nga kjo kryetari i komisionit hetimor për privatizimin e CEZ, Taulant Balla, i kërkon Hejsek që ditën e hënë të dëshmojë edhe në këtë komision. “I kërkojmë Hejsek që ditën e hënë në orën 10 të paraqitet në komisionin hetimor për të dëshmuar rreth privatizimit të CEZ”, ka bërë të ditur Balla.
Me. Ar