Minsitri i Jashtëm Ditmir Bushati ka shpërndarë një mesazh me rastin e inaugurimit të Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Tekksa shpreh falenderimet për Sekretarin në largim Xhon Kerry për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe konsolodimimin e proceseve demokratizuese dhe forcimin e sigurisë në Europën Juglindore, ai shpreh bindjen për të njëjtën ecuri edhe me administratën e re. Ai shkruan se mbetet “besimplotë se Sekretari i ri Tillerson dhe administrat Trump do të vijojnë angazhimin amerikan në këtë kënd të Europës”.
Mesazhi i Bushatit:
Teksa Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry lë detyrën, dëshiroj ta falenderoj përzemërsisht për përkushtimin e dëshmuar në çimentimin e partneritetit strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sikundër për angazhimin e tij dhe të administratës së Presidentit Barack Obama për konsolodimimin e proceseve demokratizuese dhe forcimin e sigurisë në Europën Juglindore.
Jam besimplotë se Sekretari ri i Shtetit Rex Tillerson dhe administrata e Presidentit Donald J. Trump do të vijojnë angazhimin amerikan në këtë kënd të Europës, si garancia e vetme për të intensifikuar më tej kursin euro-atlantik të rajonit.
/a.m.