Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha shprehu sot angazhimin e qeverisë për të inkurajuar reformën në administratën publike, si një nga komponentët kyç që do ta çojë përpara procesin e integrimit.
Pas mbledhjes së sotme të qeverisë, ministrja Gjosha bëri të ditur vendimin për krijimin e rrjetit të integrimit dhe rrjetit të legjislacionit, ndërsa ftoi që të punësohen në këto struktura të gjithë ekspertët dhe profesionistët e shkolluar brenda dhe jashtë vendit.
“Personat që do të bëhen pjesë e këtyre dy njësive do të jenë njerëzit më të aftë dhe më ekselentë që kanë mbaruar studimet, brenda ose jashtë vendit. Ky vendim i Këshillit të Ministrave i jep një shtysë reformës në administratë, si një komponent kyç që do e çojë Shqipërinë drejt integrimit”, tha ministrja Gjosha.