Një zjarr i përmasave të mëdha raportohet të ketë përfshirë një pallat në zonën e Freskut në Tiranë. Situata paraqitet kaotike dhe rrezikohen banorët e pallatit.
Forcat e shërbimit zjarrfikës dhe policia janë nisur me shpejtësi drejt vendngjarjes dhe kanë nisur evakuimin e njerëzve dhe shuarjen e zjarrit.
Paraprakisht raportohet se në ngjarje ka mbetur viktimë një person që u asfiksua në ashensor.
Flakët kanë rënë fillimsiht pikërisht në ashensorin e pallatit dhe janë përhapur. Pallati i përfshirë nga zjarri ndodhet pranë Thesarit të shtetit dhe repartit RENEA. Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit./a.m.