Ish-deputeti Mark Frroku do të mbetet në burg. Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e tij për lirimin nga qelia. Avokatët e Frrokut kërkuan shuarjen e masës së sigurisë “arrest me burg”, me arsyetimin se kanë kaluar 12 muaj nga nisja e procesit të gjykimit.
Frroku akuzohet për vrasjen e shtetasit Aleksandër Kurti në Belgjikë në vitin 1999, vepër për të cilën është dënuar me 10 vite burg në mungesë.
Procesi po zhvillohet në Shqipëri pasi dosja u transferua ndëkrohë ish-deputeti nuk e ka pranuar kurrë këtë akuzë./a.m.