Sipas këtyre dokumenteve në këtë vit shqiptarët janë cilësuar si minoritet i Jugosllavisë, i përbërë prej një popullate përafërsisht 900,000 persona që jetojnë në Kosovë, Mal të zi, si dhe në Maqedoninë perëndimoreAty shkruhet se ‘Kosova teorikisht është pjesë e regjionit autonom të republikës së Serbisë, e cila është pjesë e Republikës Federative Jugosllave. Duke ja shtuar Metohinë, regjioni autonom e ka marrë emrin Kosmet. Kosmet ka përafërsisht 750,000 banorë, 85% të tyre janë shqiptarë me origjinë dhe flasin shqip.
“Po ashtu në këto dokumente siç transmeton gazetametro.net flitet edhe për kohën kur kufijtë e Shqipërisë janë caktuar në Konferencën e Londrës më 1913 dhe kur Kosova u bë pjesë e Serbisë. E si, pas kësaj një numër i madh i Kosovarëve shkuan për të jetuar në trojet e Shqipërisë.“Këta njerëz kryesisht u vendosën në Fushë Krujë, Mamurras, Fush’ e Mbretit (Elbasan), Myzeqeja si dhe në shumë vende të tjera. Pjesa tjetër e popullatës janë përzënë nga serbët. Shumica prej tyre ishin kryesisht familje fisnikësh, në mes të cilëve ishte edhe familja Bllaca në mesin e shumë personaliteteve të kishës Katolike. Priftërinjtë Shtjefen Kurti, Gjon Bicaku, Mikel Shala kanë arritur të shpëtojnë jetën e tyre duke ikur në Shqipëri në vitin 1929. Në atë kohë qeveria shqiptare organizoi një protestë të dhunshme kundër vrasjes së atë Shtjefan Gjecovi’t”, thuhet në këtë dokument. /ma.me