Pas panikut nga tërmetet një tjetër ngjarje e rëndë u shënua në Itali. Mediat italiane raportojnë se një ortek i fuqishëm ka shkatërruar një hotel alpin në Gran Sasso, zonë turistike pranë Peskarës.
Nga raportimet në terren, mediat italiane shkruajnë se ekipet e shpëtimit kanë mundur të arrijnë në hotel “Rigopiano”, por ajo që shohin është katastrofë.
Repubblica shkruan se ka shumë të vdekur dhe persona të tjerë të bllokuar brenda. Brenda hotelit janë bllokuar rreth 20 persona, kurse vetëm 2 persona ishin fatlumët që dolën para se t’i përshinte orteku. /a.m