Në pjesën e dytë të intervistës botuar sot në DITA, Izet Haxhia flet sërish mbi ish-juristin e CEZ, Romeo Karaj, i cili ndodhet në Turqi pas kërcënimeve që ka marrë për jetën.
“Qëllimi i ardhjes se tij këtu eshte edhe ndjekja e një transaksioni që lidhet me persona të përzier në aferën CEZ. Me hollësi nuk e kam pyetur sepse kjo është në stadin e dyshimeve” – thotë Haxhia.
Haxhia përsërit në këtë intervistë emrin e Ylli Pecit, për të cilin thotë se menaxhon paratë e pista të Berishëve.
“E kam theksuar dhe e them prapë se paratë e vjedhura nga kjo familje kriminale një pjesë janë në bankat off-shore jashtë Shqipërisë dhe një pjesë tjetër janë përdorur për blerje pronash të shumta në Shqipëri me emra të tjerë. Unë kam thënë edhe emrin e Ylli Pecit, ish-zyrtar i Shqipërisë në Strasburg që është ndjekës dhe menaxhues i këtyre parave në rolin e avokatit. Dhe është për t’u çuditur që asnjë nga mediat nuk u mor me këtë person”.
Pyetjes se gazetarit Erion Habilaj nëse Haxhia dhe Karaj kanë folur rreth Shkëlzen Berishës, ish-truproja familjare e Berishëve i përgjigjet:
“Dasma pa Kamber nuk bëhet, thotë një fjalë e urtë turke. Kështu që nuk kishte se si të mos përmendej edhe ‘kamberi’ Zeni. Lidhjet e tij në këtë aferë janë të qarta si një bashkëpunëtor i Nuel Kalaj, vizitat e tij së bashku me të motrën në Pragë, qëndrimi në të njëjtin hotel me Nuel Kalaj janë fakte të pakundërshtueshme për këtë lidhje. U bisedua edhe për disa ‘prapësi’ të Zenit, por ato ngelen private për momentin…”
Në intervistën e botuar sot nga DITA Haxhia i përgjigjet edhe analistit Artur Zheji, i cili dje e permendte duke komentuar akuzat ndaj Berishëve për aferën e CEZ dhe thoshte se ndaj Saliut ka nisur “një gjueti shtrigash”.
“Tanimë kemi të bëjmë me një sulm të drejtpërdrejtë, ndaj ish- kryeministrit Berisha, lidhur me çështjen e Çez dhe jo vetëm. Janë mbledhur tufë të gjithë ish miqtë e tij, ish krijesat e tija të dikurshme, të cilat kanë filluar një gjueti shtrigash..” – shkruan Zheji.
“Nuk e di ku i dhemb këtij kleptomani për Berishën, por dua të theksoj këtu se sa e kriminalizuar dhe e shitur është një pjesë e madhe e mediave në Shqipëri. Nuk mund ta imagjinoj që një hajdut marketesh në Itali kur jetonte atje, si Artur Zheji, t’u japë mend shqiptarëve – përgjigjet Haxhia.
ma.me