Një trajler i ngarkuar me maja birre ka dalë mëngjesin e sotëm nga rruga tek mbikalimi i Fushë-Krujës, ku për pasojë janë plagosur dy shtetas serbë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se trajleri ka rënë nga 12 metra lartësi, për shkak të pagjumësisë së shoferit. Nuk dihet ende identiteti i shtetasve serbë që janë aksidentuar. Policia ndodhet në vendngjarje ku po kryen të gjitha hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
ma.me